Bota Leonardo DiCaprio takon Greta Thunberg: Liderja e kohës tonë

Leonardo DiCaprio takon Greta Thunberg: Liderja e kohës tonë

Aktivistja për ndryshime klimatike, Greta Thunberg ka udhëtuar drejt Kalifornisë, dhe aty është takuar me Leonardo DiCaprio.

Aktori 44-vjeçar ka postuar disa fotografi së bashku me 16-vjeçaren nga Suedia.

Në postim Leonardo shkroi: “Greta Thunberg është bërë udhëheqëse e kohës tonë. Historia do të na gjykojë për atë që ne bëjmë sot për t’i ndihmuar gjeneratat e ardhshme që të mund ta shijojnë të njëjtin planet të jetueshëm që ne e kemi marrë si të mirëqenë. Shpresoj që mesazhi i Gretës është një thirrje zgjimi për drejtuesit e botës që koha e mosveprimit ka mbaruar”.

Gjithashtu pak ditë më parë aktori Leonardo DiCaprio që është edhe një mbrojtës i madh i mjedisit, ka reaguar kundër vendimit të Qeverisë shqiptare për të ndërtuar tetë hidrocentrale në Vjosë, që është edhe lumi i vetëm ‘i egër’ në Europë. Në profilin e tij në Instagram, ku ndiqet nga 37 milionë njerëz, Di Caprio ka shpërndarë videon dhe tekstin e The Associated Press ku flitet për planet që i japin fund veçantisë së lumit shqiptar.