Sport “L’Equipe”: Rinovimi i Buffon me PSG, në dyshim!

“L’Equipe”: Rinovimi i Buffon me PSG, në dyshim!

Aksionet e Gigi Buffon, që të mbrojë portën e PSG edhe sezonin e ardhshëm, kanë pësuar rënie.

Rinovimi, sipas “L’Equipe”, nuk është aq i sigurt. Nëse deri para pak javësh rinovimi i portierit 41-vjeçar italian, i cili në verën e kaluar kishte nënshkruar deri në qershor 2019, me opsion edhe për një sezon tjetër, dukej i sigurt, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve gjërat kanë ndryshuar.

Sipas revistës së mirënjohur sportive franceze, PSG i kishte gati rinovimet me Buffon, Dani Alves dhe Thiago Silva. Gjithsesi, si për të parin, dyshimet e ngritura pas shfaqjeve negative të ofruara në kthimin ndaj Manchester United peshojnë shumë.

Në rastin e Thiago Silva, aftësitë e tij si udhëheqës (kapiten) janë vënë në pikëpyetje dhe mund të sakrifikohet për shkak të rinovimit tërësor të ekipit.