Sport Letër prekëse e Ajaksit për tifozët

Letër prekëse e Ajaksit për tifozët

Ajaksi do të përballet mbrëmjen e sotme me Totenhemin në aktin e parë të vlefshëm për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Skuadra holandeze shpreson ta çojë deri në fund këtë ëndërr magjike.

Para kësaj sfide klubi la publikuar një letër për të gjithë tifozët, në të gjithë botën, që ëndërruan bashkë me ta. Kujtojmë që Ajaksi eliminoi Realin e Madridit dhe së fundmi Juventusin.

LETRA

Ky është një shënim falënderimi për të gjithë ju.

Një nderim për të gjithë ju që mbështetët rrugëtimin tonë. Për të gjithë ju që ratë në dashuri me ëndrrën tonë dhe na ndihmuat të shpërndajmë potencialin tonë.

Për një klub që luan sikur nuk ka të nesërme.

Ne e vlerësojmë të ardhmen. Investojmë për të dhe varemi nga ajo.

Historia dhe besimi ynë nuk mbarojnë kurrë.

Kjo përrallë është larg përfundimit dhe pa ndihmën tuaj nuk do të kishte filluar kurrë.

#Rrugëtimi ynë

#Për të ardhmen