Sport Letra e nënës që Mesut Ozil e mban në mur: Nuk je...

Letra e nënës që Mesut Ozil e mban në mur: Nuk je biri im nëse…

Mesut Ozil, gjermani me origjinë turke, ka bërë emrin e tij tashmë në historinë e futbollit europian.

Ozil luan aktualisht me Arsenalin, duke qenë një ndër futbollistët më të paguar të klubit, ndërkohë që gëzon dhe titullin kampion bote me fanellën e përfaqësueses gjermane.

Por rruga e tij deri këtu nuk ka qenë e lehtë, së paku për prindërit, sidomos nënën, e cila ka punuar shumë, deri në dy punë njëherësh, për t’i mundësuar të birit ecjen para në jetë.

Se sa e rëndësishme është nëna Guzilar në jetën e djalit Mesut, ilustrohet më së miri nga një letër e saj e përshtatur në një prej mureve të shtëpisë së Ozilit në Londër.

Ja ç’shkruhet në të: “Mesut, mos harro bir se ti je thjesht një kalimtar në këtë botë, ashtu si gjithëkush. Zoti të ka dhuruar talent, por jo vetëm për veten tënde. Nëse nuk e ndan pasurinë e fituar me njerëzit që kanë nevojë për të, atëherë nuk je biri im”.