Bota Letra private e të atit, Meghan Markle fiton gjyqin ndaj “Mail on...

Letra private e të atit, Meghan Markle fiton gjyqin ndaj “Mail on Sunday”

Mail On Sunday ka humbur betejën ligjore me Meghan Markle e cila u dëmshpërblye me 450 mijë paund ose rreth 521 mijë euro pas vendimit në favor të saj.

Muajin e kaluar, një gjykatës në Gjykatën e Lartë të Londrës vendosi që tabloidi kishte shkelur privatësinë e saj dhe kishte shkelur të drejtën e saj të autorit duke botuar pjesë të letrës me pesë faqe që i shkroi babait të saj, Thomas Markle në prag të dasmës me Princin Harry, raporton Reuters.

Ekipi ligjor i Meghanit kërkonte më shumë se 1.5 milion paund (1.7 milionë euro) tarifa ligjore dhe se gjysma e shumës duhet të paguhet brenda 14 ditëve.

Gjykatësi Mark Warby vendosi në favor të saj pa mbajtur një gjyq, duke thënë se artikujt ishin një shkelje e qartë e privatësisë pasi gazeta argumentoi që dukesha kishte dashur që përmbajtja e letrës të bëhej publike dhe ajo formoi pjesë të një strategjie mediatike.

Warby ra dakord të bënte një urdhër shpenzimesh të përkohshme prej 450 paund duke thënë se shuma përfundimtare “mund të jetë shumë më tepër se kaq”.