Bota Lëvizja e Trump: Kalon në Parler, Twitter-in e së djathtës pa “asnjë...

Lëvizja e Trump: Kalon në Parler, Twitter-in e së djathtës pa “asnjë kontroll

Presidenti amerikan emigron në platformën e dashur të së djathtës pasi u përjashtua nga rrjetet sociale tradicionale. Frikë për trazira në Ditën e Përurimit.

I përjashtuar nga Twitter, ku kishte 88 milionë ndjekës, Donald Trump ka hapur një account në Parler, “Free Speech Social Network” i themeluar në 2018 nga John Matze dhe që është një platformë ku mund të publikohet gjithçka me çdo lloj përmbajtje. Njoftimin e dha miku i tij në Fox, Sean Hannity: “Pashë që presidenti ka një llogari aty. Të paktën ka një vend për të. Dhe është mirë sepse diku tjetër po i mbyllin gojën”.

Nga ana tjetër, presidenti në largim pati njoftuar qëllimin për të emigruar në një platformë tjetër, madje të krijonte një të re: “Jemi në tratativa me site të tjera dhe së shpejti do të kemi një njoftim për këtë. Jemi duke vlerësuar edhe mundësinë për një platformë tonën në një të ardhme të afërt”.

I pari që lajmëroi lëvizjen në rrjetin social alternativ para pak muajsh ishte republikani Ted Cruz që deklaronte: “Twitter, Facebook, Google, YouTube: këta janë disa nga sitet më të vizituar në botën dhe përdorin këtë fuqi për t’iu mbyllur gojën konservatorëve dhe për të çuar përpara axhendën e tyre të denjë për një të majtë radikale”.

Linjat guidë të community në Parler janë shumë esenciale. Aplikacioni inspirohet nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ligji që garanton të drejtën e shprehjes. Por janë të ndaluara përmbajtjet  e lidhura me organizatat terroriste, pedopornografia dhe shkeljet e copyright. Aplikacioni është mjaft i ngjashëm me Twitter. Ndryshon ngjyra e sfondit: nga e kaltër kalohet me tone të kuq dhe kuq-magenta.

Ndërkohë Parler është në shënjestër të Google që e ka hequr nga platforma e doënload të aplikacione, për shkak të pranisë të mesazheve që “nxisin dhunë”, sidomos pas ngjarjeve në Kapitol. Vendimi i Google e ka bërë më të komplikuar hyrjen në këtë platformë për ata që përdorin sistemin Android në telefonat e tyre. sipas mediave amerikane, Apple i ka dhënë Palmer 24 orë kohë për të vendosur një politikë të moderuar përpara se edhe ata ta heqin nga App Store i tyre.

Nga ana tjetër rriten shqetësimet për Ditën e Përurimit. Grupet ekstremiste online po përgatiten për këtë ditë. “Nëse nuk di të qëllosh me armë, tani është ora të mësosh. Do të sulmojmë ndërtesat qeveritarë, do të kërkojmë rinumërim votash”, thuhet në disa grupe ekstremiste online./Corriere/ American Eye