Aktualitet Lëvizje në policinë e Fierit, një ditë pas protestave

Lëvizje në policinë e Fierit, një ditë pas protestave

Lëvizje në policinë e Fierit. Drejtori aktual, Albert Nushi, është larguar nga kjo detyrë dhe është komanduar nëndrejtor në policinë e Elbasanit.

Vendin e tij si drejtues i policisë së Fierit e ka zënë Andon Marko. Nushi e ka drejtuar policinë e Fierit për rreth 2 vjet, raporton “Balkanweb”.

Lëvizja e tij vjen një ditë pas protestave ndaj kryeministrit Rama në këtë qark, Fier, Patos e Roskovec.