Sport Lewandowski për “Topin e Artë”: Rezultatet e mia flasin vetë, Guardiola më...

Lewandowski për “Topin e Artë”: Rezultatet e mia flasin vetë, Guardiola më perfeksionoi

Vitin e kaluar, me siguri e meritoi atë. Dhe është e padrejtë, nëse mendoni për këtë. Robert Lewandowski për të gjithë ishte, është dhe do të jetë “Topi i Artë” 2020, edhe nëse ky çmim nuk do të jetë kurrë në shtëpinë e tij. Ose të paktën: ai që i referohet këtij viti diellor. “France Football” vendosi të mos e japë, nisur nga bllokimi prej pandemisë.

“Të gjithë e kanë parë atë që kam bërë dhe atë që vazhdoj të bëj. A mund ta fitoj Akoma këtë trofe prestigjioz? Rezultatet e mia mund t’i përgjigjen kësaj pyetjeje, sepse dy vitet e fundit kanë qenë maksimale jo vetëm për mua, por për çdo lojtar në historinë e futbollit”.

Sulmuesi polak nuk ka ndalur kurrë së shënuari dhe rrjedhimisht ëndërronte për atë çmim, siç tregon në një intervistë të gjatë për “Marca”.

Një nga të paktët trofe që i mungon, në nivel individual: “Unë kam një shans për ta fituar Topin e Artë. Kam treguar se nuk ka rëndësi nga vjen, pavarësisht se sa shumë punon. Unë kam treguar se, pavarësisht një fillimi të komplikuar të karrierës, mund të arrish sukses”.

Ai është 33 vjeç dhe ende ka një mundësi për ta fituar çmimin. Lewandowski është në listën e 30 kandidatëve për këtë edicion të çmimit.

Ai shijon të tashmen, por për ca kohë ka nisur të mendojë edhe mbi të ardhmen: “Fillova të përgatitem për pas tërheqjes nga futbolli në moshën 27-vjeçare. Tani për tani nuk e di nëse do të jem trajner apo jo, tani për tani nuk dua të jem, por ndoshta 2, 3 vite pas pensionimit do më mungojë futbolli”.

Ndoshta, kush e di, nga shumë trajnerë që e kanë udhëhequr drejt suksesit në karrierën e tij, ai do të marrë diçka nga Pep Guardiola: “Ai më mësoi ta shikoj futbollin nga një këndvështrim tjetër. Pas përvojës me Guardiola, unë mendoj për futbollin ndryshe, sepse e shoh futbollin nga një këndvështrim tjetër. Tashmë e kuptoj kush bëri një gabim, kush mund të kishte bërë më mirë dhe si mund të përmirësohesh. Bisedova me Pep, ai më tha: Unë nuk mund t’ju ndihmoj të jeni një sulmues më i mirë, sepse jeni tashmë shumë i mirë, por mund të ndihmoj ekipin që ta sjellë topin në zonë dhe atje ju e dini se çfarë duhet të bëni”.