Aktualitet Librazhd/ Burri vret gruan me thikë dhe hidhet nga kati i katërt...

Librazhd/ Burri vret gruan me thikë dhe hidhet nga kati i katërt i pallatit

Mbrëmja e së premtes (6 shtator) ishte tronditëse për qytetin e Librazhdit.

Një 53-vjeçar vrau me thikë bashkëshorten dhe pas krimit u vetëflijua duke u hedhur nga kati i katërt i banesës.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Shkumbin” ndërsa viktimat janë Daut dhe Lule Gjokola.

Rezulton se ngjarja e rëndë ndodhi pasi çifti i bashkëshortëve ishin kthyer në shtëpi.

Krimi ka ndodhur në prani të djalit të tyre.

49-vjeçarja është transportuar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Mësohet se Daut dhe Lule Gjokola janë prindër të dy fëmijëve, ndërsa ende nuk dihen arsyet e krimit të dyfishtë.

Paraprakisht dyshohet se shkak është xhelozia, por do të jenë hetimet që do të zbardhin më tej krimin e rëndë.