Politika “Lider pa hallate”, Basha i përgjigjet Ramës: Merret me trupin tim për...

“Lider pa hallate”, Basha i përgjigjet Ramës: Merret me trupin tim për të fshehur…

Gjatë një takimi në Durrës me mbështetës të PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili e cilësoi atë disa ditë më parë si “lider pa hallate”.

Kryedemokrati deklaroi se Rama bën shaka me pjesët e trupit të tij, sepse ka hall të fshehë krimet dhe vjedhjet e bëra.

“Sa herë del para jush dhe ngërdheshet si majmun, sa herë që del para jush e shanë opozitën apo merret me pjesët e mia të trupit, e bën shaka ka një hall, të fshehë atë që nuk e fsheh dot më kurrë, që bota e tregon me gisht si kryehajdutin e Ballkanit, si Maduron e Ballkanit që shqiptarët do ta shporrin”, u shpreh Basha.