Bota Lideri i Lega Nord, shtrohet në spital në gjendje të rëndë

Lideri i Lega Nord, shtrohet në spital në gjendje të rëndë

Themeluesi i Lëvizjes Politike, Lega Nord, për Pavarësinë e Padanias, Umberto Bossi, 77 vjeç, është shtruar në spital në gjendje të rëndë, pasi u sëmur në shtëpi.

Ai ndodhej në Gemonio dhe u transportua urgjentisht në spital në Varese me helikopter.

Gjithçka ndodhi në orën 17:00, ku senatori u shemb në tokë dhe përplasi kokën, duke pësuar dëmtime në zonën e shtyllës kurrizore.

Nga ajo që mësohet nga burimet parlamentare italiane, Bossi është goditur nga një ikur, ose ishemi (mpiksje e gjakut në tru).

Nga goditja ai është rrëzuar në tokë dhe ka përplasur kokën në dysheme.

Pas këtij momenti, Bossi është shtruar në spital në gjendje të rëndë në Varese. Spitali njoftoi një buletin mjekësor për të premten në orën 12:00.

Themeluesi i Ligës Veriore në vitin 2004 kishte probleme serioze shëndetësore kur ai u godit nga një tjetër iktus që e la pjesërisht të paralizuar.

Bossi, njihet në Itali për politikën e tij drastike dhe ekstreme kundër emigrantëve.