Bota Lideri i VV, Kurti: Koalicioni VV dhe LDK nxjerr Kosovën nga kriza

Lideri i VV, Kurti: Koalicioni VV dhe LDK nxjerr Kosovën nga kriza

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se arritja e një koalicioni parazgjedhor mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes do ta nxirrte Kosovën nga kriza.

Sipas Kurtit, i cili u prononcua për mediat kosovare, përtej dallimeve, koalicioni mes LDK-së dhe VV-së, do t’i shndërronte zgjedhjet në festë.

Kurti u shpreh:“Kemi dallime nga e kaluara me LDK-në , kemi probleme, por ne duhet të përqendrohemi tek e ardhmja”.

Lideri Vetëvendosjes tha se bisedimet me LDK-në ishin në rrugë të mbarë. Ai shtoi:“Ekziston një atmosferë konstruktive”.

Sipas Kurtit, nëse këto dy subjekte politike arrijnë të krijojnë një koalicion, “një platformë qeverisëse që do ta nxjerrë vendin nga kriza” do të përpilohet.

Me 22 gusht, Kuvendi i Kosovës pritet të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.