Politika Lidhjet e politikës me krimin, Ralf Gjoni: Në 25 prill do të...

Lidhjet e politikës me krimin, Ralf Gjoni: Në 25 prill do të ketë vrasje si në Siçilinë e viteve ’70

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni ka bërë një deklaratë të fortë në Kuvend sot. Duke folur për lidhjet e politikës me krimin, Gjoni tha se në 25 prill nuk do të ketë zgjedhje të lira, por skena të ngjashme me Siçilinë e viteve 70’.

“Fija e dytë është kriminalizimi i politikës. Është bërë shumë më keq sot, sepse influencojnë votimin këtu ne Kuvend dhe do të vazhdojnë që të ushtrojnë të njëjtën influencë në zgjedhjet e 25 prillit. Nuk ka votë të lirë më 25 prill, është një dhuratë që opozita e bashkuar ia ka bërë Edi Ramës.

Kështu që bashkë do t’i shërbejnë njëri-tjetrit për të siguruar vazhdimësinë pushtetit. Mbajeni mend, por Shqipëria do të mbizotërohet nga vrasje mafioze politike si në Siçilinë e viteve ‘70. Kjo është pritshmëria e strukturave botërore që merren me sigurinë në rajon”, tha deputeti Gjoni.