Aktualitet Ligji për pronat në prag të korigjimit

Ligji për pronat në prag të korigjimit

Qeveria dhe parlamenti kanë nisur përpjekjet për të korrigjuar një mori me ligje që kanë shkaktuar një kaos dhe plot padrejtësi me pronat. Për këtë është kërkuar edhe një opinion nga komisioni Venecias.

Adnor Shameti, anëtar i komisionit parlamentar të ligjeve shpjegon se cilët ligje për pronat do të ndryshohen.

Ai shprehet: “Do të merren në analizë të gjitha kushtet ligjore situatat ligjore për çdo vërtetim apo akt pronësie duke përfshirë edhe ato të ligjit 7501 dhe do të verifikohen nën lupën e këtij ligji që i merr të gjithë elementët e pronësisë në analizë të plotë”.

Për projektligjin “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë” kuvendi i ka dërguar dy pyetje Komisionit të Venecias.

“1. A bie ndesh ky projekt-ligj veçanërisht nenet 7 dhe 9 të tij, me të drejtën e gëzimit të qetë të pronës, siç parashikohet në Nenit 1 të Protokollit Nr.1 të Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut duke pasur parasysh në veçanti të drejtat e fituara dhe pritshmëritë e përgjithshme.

2. Nëse po, duke pasur parasysh kompleksitetin e çështjes së pasurisë së paluajtshme në Shqipëri dhe përgjegjësinë e ligjvënësit kombëtar për të siguruar një stabilitet ligjor dhe social për këtë çështje, a do ta konsideronit këtë ndërhyrje proporcionale dhe të justifikueshme në një shoqëri demokratike”.

Dhe në bazë të opinionit të Komisionit të Venecias, ky problem pritet të marrë zgjidhje me projektligjin e ri./ TCh