Kryesore Ligji për shtetësinë shqiptare, hiqen kufizimet për qytetarët e Kosovës. Shtetësi edhe...

Ligji për shtetësinë shqiptare, hiqen kufizimet për qytetarët e Kosovës. Shtetësi edhe për ata që lindin në Shqipëri

Qeveria shqiptare ka propozuar sot një projektligj të ri “Për Shtetësinë”. Në dispozitat e këtij drafti bie në sy mënyra e fitimit të shtetësisë shqiptare që është përmes lindjes, origjinës, lindjes në territorin e Republikës së Shqipërisë, natyralizim dhe birësim.

Bie në sy pika e dytë, pra fitimi i shtetësisë me origjinë që rregullohet në nenin 6:

Ky nen ka rëndësi themelore sepse i hap rrugën fitimit të shtetësisë të të gjithë qytetarëve me kombësi shqiptare, përfshirë ata në Kosovë dhe Maqedoni e më tej.

Në të njëjtin draft përcaktohet se ligji në fuqi, ai me nr. 8389, shfuqizohet, sikurse edhe vendimi i Këshillit të Ministrave, me nr. 554 “Për përcaktimin e procedurave për njohjen ose fitimin e shtetësisë shqiptare nga personat me origjinë shqiptare, me përjashtim të shtetasve të Republikës së Kosovës”.

Pra kufizimet juridike për shqiptarët e Kosovës tashmë bien dhe ata janë të lirë të aplikojnë për shtetësi shqiptare që e fitojnë duke provuar origjinën shqiptare.