Aktualitet Lind djalë fëmija i parë për 2019

Lind djalë fëmija i parë për 2019

Fëmija i parë për 2019 në Tiranë ka lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në orën 00:02.

Mjekët kanë bërë të ditur se ai është një djalë dhe peshon rreth 3 kg e 200 gr.

Prindërit i kanë vendosur emrin Elis.

Mjekët kanë bërë të ditur se i mituri gëzon shëndet të plotë ashtu si edhe nëna.

Edhe vitin e parë fëmija i parë lindi në këtë spital dhe ishte i seksit mashkull.