Bota Lind një tjetër republikë: Barbados feston largimin mbretëreshës së Britanisë

Lind një tjetër republikë: Barbados feston largimin mbretëreshës së Britanisë

Mbretëresha Elizabetë gjatë një vizite në Barbados në tetor 1977. Ajo do të zëvendësohet në krye të shtetit nga guvernatorja Dame Sandra Mason.

Barbados, ish-koloni britanike, do të këpusë javën e ardhshme edhe lidhjen e fundit me Britaninë për herë të parë pas 400 vitesh nga dita kur anija e parë angleze mbërriti në ishullin e Karaibeve. Në vend, festimet kanë nisur.

Dita e fundit e nëntorit shënon largimin e mbretëreshës Elizabetë nga detyra e kreut të shtetit dhe emërimin e presidentes Sandra Mason.

Ky ndryshim përfaqëson prerjen e lidhjes ombelikale me Britaninë, megjithëse në thelb mbetet një hap simbolik, pasi Barbados është vend i pavarur që nga viti 1996.

Tranzicioni shënon një hap tjetër drejt shkëputjes së plotë të Karaibeve nga Britania. Aktualisht, në ishujt Karaibe janë nëntë nga 16 zonat që janë pjesë e Commonwealth, vende sovrane që njohin Mbretëreshën Elizabetë si kreun e shtetit të tyre (mes tyre edhe Kanadaja dhe Australia).

“Ka ardhur koha për të lënë plotësisht pas të kaluarën tonë koloniale”, tha Mason Mason vitin e kaluar, kur u njoftua tranzicioni.

Mbretëresha me guvernatoren e Barbados Dame Sandra Mason gjatë një takimi në Kështjellën Windsor Castle në 2018

Shkëputja nga Commonwealthi nuk do të ndikojë në ekonominë e vendit me 287 mijë banorë, i cili burimin kryesor të të ardhurave ka turizmin.

Vendi i fundit që u shkëput nga Commonwealth ishte Mauritius në vitin 1992. Ndërkohë, Xhamajka, Bahamas, St.Vincent dhe Gradines mbeten ende pjesë e tij, pavarësisht se e kanë shprehur dëshirën për t’u shkëputur.

Të njëjtë lëvizje planifikohet të bëjnë edhe Ishujt Virxhin, përmes një referendumi, sipas londinezes Telegraph.