Aktualitet Linda Rama deklarohet muslimane në një forum islam: Ç’është të jesh vepërmirë...

Linda Rama deklarohet muslimane në një forum islam: Ç’është të jesh vepërmirë në Kur’an

“Kush ka shpëtuar një jetë është sikur të ketë shpëtuar gjithë njerëzim (Kuran 5: 32)”

Këto janë versetet kuranore të cituara gjatë fjalimit të zonjës Linda Rama në aktivitetin me temë “Lidershipi i Gruas në botën tejet sfiduese të epokës post-COVID”.

Samiti i Gruas së Re Muslimane ishte një aktivitet i organizuar nga Forumi për Rininë e Organizatës për Kooperimin Islamik në bashkëpunim me UN-ECOSOC.

Gjatë fjalimit të saj përshëndetës në fillim të samitit, deklaroi se dhe ajo vetë është muslimane nga një familje muslimane:

“Edhe pse jam e martuat me Edin, një i krishterë katolik, kam dy fëmijë katolikë nga një martesë të mëparshme, dhe një djalë 6-vjeçar me bashkëshortin aktual, për të cilin kemi vendosur se do ta zgjedhë vetë fenë e tij, ashtu sikurse të dëshirojë vetë.

Ky është vetëm një rast nga panorama e gjerë e një vendi me bashkëjetesë dhe harmoni fetare prej shumë dekadash tashmë. Dhe kjo është një ndër arsyet se përse në shtëpinë tonë gjendet Bibla e shenjtë por edhe Kurani Famëlartë, në një verset të së cilit shkruhet se ‘Kush ka shpëtuar një jetë është sikur të ketë shpëtuar gjithë njerëzim (Kuran 5: 32)’, mesazh hyjnor ky shumë aktual në ditët tona, dhe përfitoj nga rasti të përshëndes dhe të falenderoj të gjitha gratë në front të luftës kundër COVID-19, por jo vetëm.

Të gjitha gratë në fusha të ndryshme të cilat luftojnë beteja të ndryshme të përditshme duke dhënë maksimumin e tyre, sepse ‘Kush bën ndonjë vepër të mirë, qoftë mashkull a femër, do të shpërblehen respektivisht (Kuran 40:40)’”, u shpreh Linda Rama.

Në përfundim të fjalimit të saj u shpreh se ndihet shumë e nderuar që gjendet në mesin e kaq shumë grave myslimane nga e gjithë bota islame, të cilat kanë dëshmuar arritje të mëdha në sfera të ndryshme, qoftë në rrafshin personal por sidomos në kontributin e tyre në komunitet dhe në mbarë shoqërinë.