Kuriozitete Lindi 6 fëmijë në vetëm 9 minuta

Lindi 6 fëmijë në vetëm 9 minuta

Një grua nga Teksasi ka lindur 6 foshnjat e saj në vetëm 9 minuta.

Në fillim kanë lindur dy djem binjakë, më pas dy të tjerë dhe pak minuta më vonë kanë ardhur në jetë edhe 2 vajzat binjake.

Thelma Chiaka, lindi ditën e premte në Spitalin e Teksasit, në Houston, raporton The Sun.

Edhe pse foshnjat janë nga në peshë të vogël, ata të gjashtë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë nën kujdesin intensiv të spitalit.

Thelma ka bërë të ditur vetëm emrat e dy binjakeve vajza, Zina dhe Zuriel, ndërsa emrat e djemve binjakë nuk dihen ende.

Shanset për lindjen e gjashtënjakëve janë një në 4.7 miliardë.