Kryesore Lindja e Mesme, si cikloni Trump po revolucionon rregullat

Lindja e Mesme, si cikloni Trump po revolucionon rregullat

Giordano Stabile – La Stampa

Kjo duhej të ishte fitorja përfundimtare e Benjamin Netanyahu. Vulosi një seri të gjatë ngjarjesh. Pas Libanit, Sirisë, Iranit të shtypur, triumfi mbi Hamasin dhe kthimi i pengjeve, ata të gjallë, në shtëpi.

E gjithë kjo ndodhi me një shpejtësi të çmendur, e diktuar nga nevoja për të arritur një Lindje të Mesme të paqësuar dhe të riorganizuar, përpara inaugurimit të Donald Trump.

Megjithatë, gjërat u komplikuan që në mbrëmjen e vonë të së mërkurës.

Mbretit Bibi u duk se nuk ishte shumë i bindur, pastaj hezitoi, akuzoi palën tjetër, negocioi me aleatët më të vështirë, familjet e pengjeve dhe paqartësia mbeti. Arsyet e brendshme janë të qarta. Mbajtja nën kontroll e Smotrich dhe Ben Gvir është një detyrë e vështirë. Idetë për t’i zëvendësuar ata me mbështetje nga qendra, si Yair Lapid, mund të vlejnë për këtë betejë, armëpushimin, për të shpëtuar jetë. Por pastaj?

Një politikan i zgjuar, si kryeministri më i gjatë në historinë e Shtetit hebre, e dinte që do të përfundonte me një zinxhir në qafë.

Dhe nëse shumica bie, proceset do të pasojnë.

Nga njëra anë, ai ka obligimin të thotë “po” për aleatët e domosdoshëm, Amerikën, dhe një president me fuqi të jashtëzakonshme, Donald Trump.

Nga ana tjetër, ka nevojë për të mbijetuar, përpara se të kalojë në histori. Por kjo nuk mjafton.

Edhe Netanyahu, përkundër pozicionit të tij të fortë, me armiqtë kryesorë të shkatërruar dhe të paktën të dëmtuar, duhet të përballet me një ndryshim të papritur të rregullave të lojës.

Ka një fakt të ri: Për herë të parë, fuqia dominante, Shtetet e Bashkuara, po merr një pozicion revizionist.

Ajo do të rishkruajë rendin botëror që vetë ka krijuar dhe kodifikuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Një rend Wilsonian, të drejtat e popujve, vetëvendosja, organet ndërkombëtare, tregtia e lirë, përdorimi i forcës nën të drejtën ndërkombëtare.

Zakonisht janë rivalët, siç ishte Gjermania në fillim të shekullit të XX-të, që duan të rishikojnë rregullat.

Tani është Trump, që duhet të jetë kujdestari i këtij rendi.

Dhe në Lindjen e Mesme, si edhe në Ukrainë, kjo do të thotë papërcaktueshmëri. Nëse lideri i SHBA-ve ishte në gjendje të arrinte marrëveshje me talebanët, ai mund ta bëjë edhe me ajatollahët.

Apo ndoshta t’i bombardojë ata. Apo të dyja. As “Bibi” nuk e di. Dhe të gjitha “fitoret” e tij papritmas duken të pasigurta.