Sport Lingard dhe De Gea heronjtë e United ndaj West Ham, Ronaldo shënon...

Lingard dhe De Gea heronjtë e United ndaj West Ham, Ronaldo shënon sërish

Manchester United nuk ndalet dhe merr një fitore të artë në një nga fushat më të vështira, Londër.

Përballë West Ham, skuadra e Solskjaer e gjen veten në disavantazh pas 30 minutash lojë me Benrahma, por Cristiano Ronaldo do të barazojë shifrat pas 5 minutash, pasi merr një super top brenda zone nga Bruno Fernandes. Ylli portugez shënon kështu golin e katërt në 3 ndeshje me Manchester United.

Por, teksa ndeshja po i drejtohej fundit dhe 1-1 i vulosur në tabelë do të ishte rezultati, Jese Lingard, pikërisht i rigjeneruar te West Ham sezonin e shkuar, shënon një eurogol dhe më pas nuk feston në shenjë respekti.

Duket sikur ka mbaruar, por Noble shpërdoron nga pika e bardhë golin e 2-2 të mundshëm. De Gea ishte fantastik duke i dhënë kështu suksesin “Djajve të Kuq”.