Sport Lippi: Conte është një traktor, ja çfarë po ndodh te Juvja, Giampaolo...

Lippi: Conte është një traktor, ja çfarë po ndodh te Juvja, Giampaolo ka nevojë për kohë

Marcello Lippi, ish-trajneri i Italisë kampion bote në vitin 2006 dhe që ka stërvitur si Juventusin, ashtu edhe Interin, është kthyer të flasë për Serie A këtë sezon, duke folur me superlativa për Antonio Conten: “Antonio është një udhëheqës dhe është konfirmuar ai që ishte në fushë: një traktor klasi!

Interi mund të luftojë me Napolin dhe Juventusin, ndërsa vitet e shkuara përshtypja ishte se nuk kishte kompeticion. Eshtë skuadër e kompletuar, që ka edhe rezerva dhe alternativa. Tre skuadra do të luftojnë për titull, të tjerat do të bëjnë një tjetër kampionat”.

“Juventusi? Është i fortë, mbetet i tillë, por vendosi të ndryshonte pas 8 titujsh radhazi. Mënyra e lojës së Sarrit do kohë që të futet në binarët e duhur. Të ndryshosh mentalitetin e lojës është e vështirë, jo se lojtarët që ka nuk janë të aftë, sepse janë shumë herë më të fortë se sa në Napoli! Mentaliteti i tyre është fitues, por do kohë. Do të shohim një Juventus ndryshe, vetëm se nuk duhet të rrezikojë që të harrojë se çfarë ka bërë në 8 vitet e shkuara”.

Milani? “Giampalo ka nevojë për kohë dhe mbështetje… Klubi duhet t’ia japë, sepse e ka zgjedhur vetë trajnerin dhe ashtu do të tradhtonte edhe futbollistët”.