Sport Lippi kurorëzon De Ligt: Juve, ke marrë një fenomen

Lippi kurorëzon De Ligt: Juve, ke marrë një fenomen

Marcello Lippi, aktualisht është shumë i zënë në Kinë, ku ka rolin e trajnerit të kombëtares së atij vendi. Megjithatë, gjithnjë e mban një sy nga Italia. I intervistuar nga “Tuttosport”, ai tha fjalën e tij për disa çështje.

“Unë kam qenë shumë afër Romës, në të kaluarën dhe kohët e fundit. Këtë vit, kur Di Francesco ishte gati të largohej, ata më telefonuan, më pyetën nëse mund ta stërvisja Romën, por refuzova. E kam mbyllur me klubet. Kam ende një vit në Kinë, pastaj do të tërhiqem, nëse nuk shkojmë në Kupën e Botës”.

Pa u larguar nga Roma, Lippi, gjithashtu komentoi largimin e Francesco Totti si menaxher, i cili së shpejti mund të gjejë një ekip të ri: “E dija pakënaqësinë e tij… Ne flasim shpesh, me Francesco kam një marrëdhënie të veçantë. Mendoj se ai ka të drejtë. Duhet më shumë respekt për njerëz si ai, me atë dashuri për fanellën e Romës. Përvoja e tij do të kishte qenë e rëndësishme”.

Dhe duke folur për drejtuesit, Marcello Lippi e lejon veten të bëjë një deklaratë, me të cilën ndoshta nuk do të pajtohen të gjithë: “Menaxheri më kompetent? Si mund të mos them Luciano Moggi, përtej gabimeve që ai mund të ketë bërë. Ai ka njohuri të pafundme për futbollin. Sigurisht, edhe Giraudo me Galliani, një tjetër dyshe me cilësi shumë të madhe”.

Së fundi, trajneri i Kinës foli me lëvdata për De Ligt, blerjen e Juventusit: De Ligt është me të vërtetë shumë i fortë, ka një vizion loje shumë të mirë, dhe kjo të jep mundësi luash përpara. Teknikisht ai është shumë i fortë, dhe gjithashtu është i aftë për të shënuar. Është e vërtetë, Italia ka nxjerrë mbrojtës të mëdhenj. Nga Nesta te Baresi, nga Maldini te Ferrara, nga Cannavaro deri te Materazzi… Unë kam parë kaq shumë mbrojtës të jashtëzakonshëm, por asnjëherë një tjetër si De Light, referuar moshës. Juve me De Ligt ka bërë një tjetër hap shumë të rëndësishëm përpara.

Juventusi tashmë ka krijuar një skuadër shumë të fortë prapa, së bashku me Chiellini-n do të krijohej një Juve shumë here më e fortë se kjo që është tani” – u shpreh ish-trajneri i Juventusit për “Tuttosport”.