Aktualitet Lirohet biznesmeni në Vlorë, tjetërsoi prona në bregdet

Lirohet biznesmeni në Vlorë, tjetërsoi prona në bregdet

Biznesmeni Pëllumb Petritaj është liruar nga Gjykata e Vlorës, ndërsa mbi të rëndonte akuza e tjetërsimit të pronave në Karaburun dhe Zvërnec.

Vendimi për të liruar 54-vjeçarin me garanci pasurore është marrë në datën 7 maj, teksa ai ishte i dënuar me burg.

Mësohet se biznesmeni është lënë i lirë nën garancinë pasurore prej 2.5 milionë lekësh pas 7 muajsh qëndrimi në qeli.

Ndalimi i Petritajt u bë nga Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Vlorës.

Ai dyshohej të kishte falsifikuar dokumentet e një toke rreth 100 ha tokë në zonën e Zvërnecit.

Nga ana tjetër prokuroria thotë se do apelojë vendimin duke kërkuar në Apel caktimin e masës së arrestit në burg për Petritaj.