Aktualitet Lirohet Florenc Çapja, i shpëton sërish akuzave për atentatin ndaj ish-oficerit të...

Lirohet Florenc Çapja, i shpëton sërish akuzave për atentatin ndaj ish-oficerit të policisë

Viktima, Fadil Mema, dhe i akuzuari, Florenc Çapja

Gjykata e Elbasanit ka liruar nga paraburgimi Florenc Çapjan, një prej anëtarëve të familjes Çapja, i cili akuzohej për atentatin ndaj ish-oficerit të Policisë Fadil Mema në vitin 2006. Lirimi i Çapjes ka ardhur së bashku me pushimin për të tretën herë të hetimeve për këtë ngjarje.

Edhe pse Florenc Çapja ka qenë i akuzuari kryesor për atentatin ndaj ish-oficerit Mema, asnjëherë organet e drejtësisë nuk kanë mundur dot të vërtetojnë këtë akuzë, duke dështuar në mënyrë të përsëritur.

Kësaj radhe, gjyqtari i Gjykatës së Elbasanit, Tomor Kullolli, nuk pranoi kërkesën e Prokurorisë për gjykimin e Çapjes dhe argumentoi se dosja nuk ka prova që vërtetojnë akuzën, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij dhe pushimin e çështjes.

Ndaj familjes Çapja janë kryer disa herë sulme me armë dhe i janë vrarë disa anëtare nga konfliktet dhe hasmëritë që kanë krijuar ndër vite.