Aktualitet Lirohet gjyqtarja Mimoza Margjeka, akuzohet për korrupsion

Lirohet gjyqtarja Mimoza Margjeka, akuzohet për korrupsion

Gjykata e Posaçme ka liruar gjyqtaren e akuzuar për korrupsion Mimoza Margjeka duke ndryshuar masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje.

Vendimi i GJKKO për zbutje të masës së sigurisë ka ardhur për arsyen shëndetësore të gjyqtares që po hetohet për “korrupsion”.

Margjeka akuzohet nga SPAK për korrupsion pasi nga përgjimet rezultoi se bashkë me bashkëshortin e saj dhe një avokat i kanë marrë një shumë prej 6 mijë eurosh një të arrestuari me qëllim për ta liruar nga burgu.

Nga ana tjetër, Margjeka ka akuzuar SPAK-un se nuk ka asnjë provë që tregon se ajo ka marrë këtë shumë nga familjarët e Orion Balit apo avokatit të tij Skënder Demiri.

Gjyqtarja e ka quajtur arrestimin si një veprim politik duke e lidhur me vendimin e dhënë pas zgjedhjeve në Durrës, ku Margjeka refuzoi ti jepte mandatin Valbona Sakos.