Aktualitet Lirohet Stresi

Lirohet Stresi

Stresi është liruar nga burgu. Gjykata e Tiranës liroi me kusht këngëtarin Arkimed Lushaj.

Seanca u zhvillua pa praninë e medias.

Stresi u lirua pas gati 8 muajsh në paraburgim. Ai u arrestua më 17 tetor 2018 me akuzën se ishte pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë.

Këngëtari u arrestua në ambientet e një hoteli në zonën e Linzës.

Policia tha se gjatë arrestimit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta”, si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.