Aktualitet “Lista e zezë e Shengenit”, zbardhen shumat që merrnin 6 policët...

“Lista e zezë e Shengenit”, zbardhen shumat që merrnin 6 policët e portit të Durrësit

Deri në 1 mijë euro varionin shumat që 6 punonjësit e policisë kufitare të portit të Durrësit u merrnin qytetarëve të ndryshëm për të kaluar kufirin në drejtim të Italisë.

Shumat jepeshin në rast kur nuk kishin garanci dhe që shkojnë nga 100 deri në 300 euro, ndërsa në rastin e personave që kishin probleme me ligjin, shumat varionin deri në 1 mijë euro.

Gjashtë punonjësit e policisë u arrestuan në kuadër të operacionit të koduar “Kontrollori”.

Sipas policisë, efektivët e portit, kundrejt ryshfetit, bënin të mundur kalimin e paligjshëm të personave me probleme, apo kategorisë së shtetasve që nuk u lejohet udhëtimi drejt zonës “Shengen”.