Aktualitet Lista me kandidatët për SPAK, ja emrat e 15 prokurorëve

Lista me kandidatët për SPAK, ja emrat e 15 prokurorëve

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përzgjedhur 15 emrat e prokurorëve, të cilët do të vijojnë garën për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Një nga emrat e spikatur është kryeprokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Ndërsa, KLP ka vendosur të përjashtojë nga gara  drejtueses aktuale të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, si dhe ish-kreun e kësaj Prokurorie, Besnik Hajdarmataj.

Po ashtu KLP ka  përjashtuar edhe dy prokurorët Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, të cilët njihen si prokurorët e dosjeve “të nxehta”, siç është ajo e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ajo e përgjimeve për blerjen e votave në Durrës, “339”.

1-Altin Dumani

2-Anton Martini

3-Elisabeta Imeraj

4-Arben Kraja

5-Doloreza Musabelliu

6-Klodian Braho

7-Enkeleda Millonaj

8-Manjola Kajana

9-Edvin Kondili

10-Ened Nakuçi

11-Elida Kaçkni

12-Ndini Tavani

13-Behar Dibra

14-Anita Jella

15-Besnik Muçi