Politika Listat e kandidatëve të Partisë Demokratike: Kush janë emrat e sigurtë

Listat e kandidatëve të Partisë Demokratike: Kush janë emrat e sigurtë

Lulzim Basha ka 3 ditë kohë për të mbyllur listën e kandidatëve me të cilët opozita do të kërkojë fitoren në 25 prill dhe këto orë të fundit ai po i shfrytëzon për takime me drejtuesit e qarqeve për të vendosur emrat dhe pozicionin e kandidatëve në secilën zonë të vendit. Edhe pse deri mesnatën e së hënës asgjë nuk është vendosur përfundimisht të paktën gjysma e deputetëve të ardhshëm të PD dhe aleatëve të saj dihen që sot.

Lista e qarkut të Tiranës, raporton Vizion PLus, është në fakt lista e kryetarëve pasi këtu garojnë; Lulzim Basha e paraardhësi i tij Sali Berisha, aleatët Fatmir Mediu, Dashamir Shehi dhe Shpëtim Idrizi. Përveç 5 kryetarëve në pozicione të sigurta do të jenë 8 drejtuesit politikë të Tiranës dhe deri tek pozicioni i 15 në listë Basha duhet të vendosë dy zonja. Tirana mësohet se do të jetë qarku ku Partia Demokratike do të prezantojë një grua si risi, edhe pse emri ende nuk dihet.

Bie në sy se në ndërtimin e listës së kandidatëve Basha ka vendosur në pozicione të sigurta ish-kryetarët e bashkive të cilët kanë lidhje me zonat; Zef Hilën ish-kreun e bashkisë së Vaut të Dejës, ish-kryetarin e bashkisë së Mallkastrës Agron Kapllanaj, Xhelal Mziun ish-kreun e bashkisë Kamëz dhe ish-kryetarin e bashkisë së Devollit Bledion Nallbati.

Në disa qarqe, raporton Vizion Plus, fituesit dihen që sot pasi për shkak të sistemit ndryshimi i rezultatit është në kufijtë e të pamundurës; kështu deputet i Gjirokastrës do të jetë Tritan Shehu, i Beratit Tomorr Alizoti; dy deputetët në Kukës do të jenë Flamur Hoxha dhe Isuf Celaj.

Deri më tani Basha ka konfirmuar figurat kryesore të PD, drejtues politikë ose jo; duke nisur nga sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi tek nënkryetarët Paloka e Spaho, Enkejeld Alibeaj e Oerd Bylykbashi; ndërkohë që rikthehen Helidon Bushati, Mark Marku, Bujar Leskaj.

Por mbetet për t’u parë deri të hënën se çfarë do të vendosë Basha për disa prej politikanëve që i ka përjashtuar komisioni i njohur me emrin ruli dhe çfarë emrash të rinj do të zgjedhe ai t’i përfaqësojë si pjesë e skuadrës për zgjedhjet e 25 prillit.

QARKU TIRANË

LULZIM BASHA

SALI BERISHA

FATMIR MEDIU

DASHAMIR SHEHI

SHPËTIM IDRIZI

JORIDA TABAKU

GRIDA DUMA

ALBANA VOKSHI

BELIND KËLLICI

ALFRED RUSHAJ

ALDO BUMÇI

AGRON SHEHAJ

FLAMUR NOKA

QARKU SHKODËR

HELIDON BUSHATI

ZEF HILA

QARKU FIER

ENKELEJD ALIBEAJ

AGRON KAPLLANAJ

QARKU DIBËR

XHELAL MZIU

DHURATA ÇUPI

QARKU KORÇË

BLEDION NALLBATI

EDMOND SPAHO

QARKU GJIROKASTËR

TRITAN SHEHU

ISUF CELAJ

QARKU BERAT

TOMORR ALIZOTI

QARKU KUKËS

FLAMUR HOXHA