Sport Liverpool i çmendur, Wijnaldum “knock-out” Barcelonën

Liverpool i çmendur, Wijnaldum “knock-out” Barcelonën

Luhet mbrëmjen e sotme, ndeshja e kthimit në gjysmëfinalen e Champions League, mes Liverpulit dhe Barcelonës, këtë herë në “Anfield Road”.

Pas fitores së thellë 3-0 në takimin e parë nga ana e katalanasve, tashmë me pak kujdes, kalimi për në finale duket një formalitet.

Nga ana tjetër, ekipi i Klop, me asgjë për të humbur, por me mungesat e Salah dhe Firminjos, do të provojë me të gjitha forcat të arrijë të përmbysë këtë disavantazh me 3 gola.