Politika Llalla mban me hatër Flamur Nokën: Ja pse nuk i hiqet mandati

Llalla mban me hatër Flamur Nokën: Ja pse nuk i hiqet mandati

Prokuroria e Përgjithshme ka konkluduar, se deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Flamur Noka, nuk eshte ne kushtet e ndalimit sipas ligjit te dekriminalizimit.

Në bazë të kërkesës së një grupi deputetësh, Prokuroria e Përgjithshme verifikoi informacionet lidhur me një masë të mundshme sigurimi dhënë ndaj tij në vitin 1991, nga autoritetet e ish-Republikës Federative Jugosllave. Në bazë të informacionit zyrtar të marrë nga ana e autoriteteve të Republikës së Serbisë, rezulton që subjekti Flamur Noka, “nuk figuron në evidencat e Ministrisë së Punëve të Brendshme Serbe dhe si rrjedhojë nuk ka evidenca dënimesh në lidhje me këtë subjekt”.

Ne nje njoftim per mediat thuhet se sektori i “Dekriminalizimit” ka arritur në konkluzionin se deputeti Flamur Noka nuk është në kushtet e ndalimit, sipas këtij ligji.

Ndërsa lidhur me faktin nëse ky subjekt është dëbuar nga një shtet i huaj, në këtë rast nga ish-Jugosllavia, Prokuroria e Përgjithshme ka mbajtur parasysh faktin se se pyetja 7, e formularit të vetëdeklarimit përjashton nga detyrimi për deklarim vendimin e dëbimit për rastet e shkeljes së rregullave të emigracionit që kanë të bëjnë me rregullat e qëndrimit apo hyrje-daljes nga territori i një shtetit të huaj. Citojmë pyetjen. 7.. “A është  marrë  ndonjëherë  për ju  masa e  dëbimit  nga  një shtet  i huaj ? (Me përjashtim të  rastit kur jeni dëbuar ekskluzivisht për shkeljen e rregullave të  emigracionit që kanë  të  bëjnë  me rregullat e që ndrimit apo hyrje-daljes në  një  territor të  një  shteti të  huaj).

Pra, pavarësisht faktit se nuk rezulton të ketë vendim dëbimi, pasi autoritetet serbe kanë kthyer përgjigje negative në lidhje me këtë fakt, edhe nëse do të kishte një vendim të tillë për kalimin e paligjshëm të kufirit drejt të ish-Jugosllavisë, subjekti nuk ka pasur detyrimin ligjor për ta deklaruar këtë vendim.

Për këtë arsye, Sektori i “Dekriminalizimit” ka arritur në konkluzionin se deputetit Flamur Noka nuk është në kushtet e ndalimit.