Kryesore Llalla sulmon sërish Lu-në, por nuk shpjegon pse nuk ka arrestuar asnjë...

Llalla sulmon sërish Lu-në, por nuk shpjegon pse nuk ka arrestuar asnjë zyrtar të korruptuar

Kryeprokurori Ardiatik Llalla ka folur sot edhe një herë tjetër në emisionin “Opinion” për akuzat e ambasadorit amerikan, se ai ka penguar reformën në drejtësi për 18 muaj.

Duke sulmuar ambasadorin Lu, Llalla tha se ai nuk mund të jetë guvernator i Shqipërisë.

“Ai është thjesht një diplomat”, tha Llalla.

Ai tha se draftin për Byronë e Hetimit e kanë bërë ish-pjesëtarë të Sigurimit të Shtetit në kohën e diktaturës.

Lidhur me akuzën e ambasadorit Lu se kryeprokurori ka tentuar të marrë një server ku gjenden të gjitha deklarimet e pasurive të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, Llalla ka thënë se ai ka dashur ta marrë për ccështjet hetimore të tri deputetëve.

Kryeprokurori ka treguar edhe se si iu hoq viza nga Ambasada Amerikane. Ai tha se kishte marrë vizë diplomatike, së bashku me të shoqen.

Më 31 dhjetor, ai tha se bashkëshortja e tij lindi në SHBA dhe pas kësaj ngjarjeje, ambasada ia hoqi vizën amerikane.

“Kjo ishte dhurata që më bënë për 31 dhjetor. Më hoqën vizën në një moment kur gruaja ime lindi në SHBA. Ata më thanë se viza nuk ishte më diplomatike, pasi në SHBA kisha shkuar për motivet e mia personale”, tha Llalla.

Ai shtoi se Ambasada i ka bërë presion në lidhje me drejtësinë.

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka deklaruar se ambasadorë të vendeve të ndryshme në Tiranë i kanë kërkuar para dy vitesh arrestimin e disa ministrave dhe ish-ministrave pa asnjë provë, por vetëm mbi bazë të opinioneve të tyre.

Në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, Llalla konfirmoi se këto kërkesa të ambasadorëve ia përcolli Presidentit Bujar Nishani.

Ky i fundit, tha Llalla, ka komunikuar me ambasadorët të cilët më pas mohuar që t’i kenë kërkuar kryeprokurorit këto arrestime.

“Në zyrën time kanë ardhur ambasadorë të tillë duke kërkuar arrestimin e zyrtarëve të lartë. Nuk kanë sjellë fakte. Kanë përmendur emra konkretë, zyrtarë të lartë. Ministra, ish-ministrat dhe zyrtarë të tjerë. Ma kanë kërkuar më shumë në bazë të opinioneve që kanë patur. Qëndrimi im ka qenë i prerë në të gjitha rastet. Nuk mund të veproj në bazë të opinioneve. Por vetëm në bazë të parave”, tha Llalla.

Por ky Blendi Fevziu e pyeti kryeprokurorin se pse nuk është arrestuar asnjë zyrtar i lartë në vendin tonë që është më i korruptuari në Europë, Llalla nuk ka ditur të japë një përgjigje.

Por ka përsëritur se ka prokuroria ka hetuar zyrtarë të lartë.

E ndërsa Fevziu ka këmbëngulur sërish në këtë çështje, Llalla i ka bërë bisht pyetjes duke kaluar sërish në sulme ndaj ambasadorit.