Aktualitet Lleshaj: Basha, përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit

Lleshaj: Basha, përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit

Në një konferencë për shtyp paraditen e sotme, Lulzim Basha komentoi arrestimin e përfaqësuesve të Partisë Demokratike në Librazhd dhe Përrenjas, duke thënë se aktet represive për të goditur kundërshtarët politikë e bëjnë të pashmangshëm dhe të shpejtë fundin e Ramës.

Menjëherë ka reaguar ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili me anë të një postimi në “Twitter”, shkruan se Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit.

“Lulzim Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit dhe lirive politike në vend! Pengimi i subjekteve zgjedhore dhe përdorimi i lëndëve plasëse, kundër atyre dhe forcave të rendit janë vepra penale. Askush nuk do të tolerohet. Kush u përgjigjet thirrjeve për paligjshmëri, do të përballet me ligjin!”, shkruan Lleshaj.