Aktualitet Lleshaj: Po ushtrohet dhunë në KZAZ në Dibër, ligji do të veprojë...

Lleshaj: Po ushtrohet dhunë në KZAZ në Dibër, ligji do të veprojë pa mëdyshje

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar në rrjetet sociale për një episod i ndodhur në Dibër, ku sipas ministrit eksponentë të opozitës kanë ushtruar dhunë mbi forcat e rendit dhe KZAZ-nënë Dibër.

“Verbëria e dhunës politike po sulmon sot me molotov KZAZ e vendosur në shkollën “Nazmi Rushiti” dhe Policinë në Dibër, nën drejtimin e përfaqësuesve të lartë të opozitës. Ligji do të veprojë pa asnjë mëdyshje ndaj çdo forme të krimit!”, shkruan ministri Lleshaj në Twitter.