Kulturë “Lloji më i keq i armiqve janë lajkatarët”, 10 thënie frymëzuese për...

“Lloji më i keq i armiqve janë lajkatarët”, 10 thënie frymëzuese për jetën

1- Mos imitoni, se edhe luani që imiton një luan, ngjet me një majmun –Viktor Hygo

2- Nëse njeriu nuk ndien as kënaqësi as dhimbje,

Nuk ndien as gaz, as hidhërim, as shpresë…

Një gjë po jua them me ndershmëri dhe bindje,

Lëreni të vdesë… –Dritero Agolli

3-Një grua mund të duket më mire nëse ndihet mirë nën lëkurën e saj. Këtu nuk hyjnë as fustani e as tualeti, por mënyra se si shkëlqen –Sofia Loren

4- Mund të kemi të gjitha mjetet e komunikimit që ekzistojnë në botë, por asgjë, absolutisht asgjë, nuk e zëvendëson vështrimin e syve të njeriut – Paolo Koelho

5- Të thuash të vërtetën dhe të bësh dikë të qajë, është më mirë se sa të gënjesh e ta bësh të buzëqeshë –Paolo Koelho

6- Besimi fetar është nevojë për njeriun. Mjerë ai që nuk beson në asgjë –Viktor Hygo

7- Sa të thjeshtë e të lehtë në dukje janë hapat, që na i ndryshojnë jetët –Eva Stachniak

8- Ka disa gjëra që janë aq personale sa ne ia rrëfejmë vetëm të panjohurve- Marco Oliverio

9- Jeta e një beqari është një mëngjes i shijshëm, një drekë bajate dhe një darkë e mjerë –Francis Bacon

10- Lloji më i keq i armiqve janë lajkatarët –J.Renar