Kryesore Lobimi pro Shqipërisë: Merkel, takim me Macron, kryeministri italian të martën në...

Lobimi pro Shqipërisë: Merkel, takim me Macron, kryeministri italian të martën në Tiranë

Shpresat e Shqipërisë për të marrë javën e ardhshme një “po” nga Bashkimi Evropian nuk janë shuar.

Ato ushqehen ende nga puna që po bëjnë disa nga vendet themeluese të Unionit, të cilat përkrahin hapjen e bisedimeve me Shqipërinë.

E tillë është edhe Italia. Kryeministri Giuseppe Contedo të vijë në Tiranë ditën e martë, dy ditë përpara se BE të vendosë për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut.

Konte do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe me presidentin Ilir Meta.

Ndërkohë, mediat gjermane raportojnë se Kancelarja Merkel është duke u përpjekur të bindë vendet skeptike, dhe se po këmbëngul që t’i ndryshojë mendje presidentit francez Emmanuel Macron.

Një takim mes dy liderëve pritet të mbahet këtë të dielë.

Nga ana tjetër, mediat në Paris, shkruajnë se Franca nuk është kundërshtuesja e vetme. Bashkë me të, janë edhe Spanja, Danimarka dhe Holanda.