Aktualitet Lojërat e fatit, Lleshaj porosi drejtuesve të policisë: Nga 1 janari bastet...

Lojërat e fatit, Lleshaj porosi drejtuesve të policisë: Nga 1 janari bastet do trajtohen si parcela kanabisi

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka mbledhur drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe në prani të mediave ka pasqyruar të gjitha porositë që do të vihen në zbatim nga 1 janari 2019.

Në një konferencë për mediat, Lleshaj tha se nga janari pikat e basteve do të konsiderohen veprimtari të paligjshme, madje i krahasoi ato me parcelat e kanabisit.

“Nga janarit çdo lokal ku ushtrohen bastet sportive duhet të konsiderohet si parcelë kanabisi, e tillë do të jetë edhe qasja e policisë së shtetit.

Nga 1 janari do të konsiderohen veprimtari të paligjshme të gjitha pikat e basteve.

Ndalimi i lojërave të fatit është përgjegjësi e madhe ligjore. Zbatimi i ligjit është një goditje kriminale. Drejtues të policisë, punonjës të tatimeve do jenë përgjegjës në çdo konstatim shkelje”, u shpreh Lleshaj.