Sport Lopetegui kthehet në shtëpi: Jam i trishtuar, por shpresoj që Spanja të...

Lopetegui kthehet në shtëpi: Jam i trishtuar, por shpresoj që Spanja të fitojë Botërorin

41
0
Shpërndaje

Julen Lopetegui u largua pasditen e së mërkurës nga grumbullimi i Spanjës në Rusi, pasi gjatë paradites Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) e shkarkoi nga posti i trajnerit për faktin se nuk e njoftoi për kontratën që kishte nënshkruar me Realin e Madridit.

“Jam shumë i trishtuar, por kemi një skuadër të mrekullueshme dhe shpresoj që të fitojmë Botërorin”, tha Lopetegui për mediat spanjolle që po e prisnin në aeroportin e Krasnodarit, nga ku do të niset për në Madrid.

Presidenti i RFEF-së, Luis Rubiales e argumentoi vendimin për largimin e Lopeteguit me mënyrën se si trajneri arriti marrëveshjen me Real Madrid.

“Negociatat janë zhvilluar pa asnjë dijeni nga Federata, që e mësoi vetëm 5 minuta para konferencës për shtyp. Ka një mënyrë të të vepruarit dhe Lopetegui nuk e zbatoi”, ka deklaruar Rubiales .

Tashmë, Spanja do të drejtohet në Botëror nga Fernando Hierro, i cili kishte detyrën e drejtorit teknik te kombëtarja.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in