Sport Lorela Cubaj, e para shqiptare që luan në Woman NBA

Lorela Cubaj, e para shqiptare që luan në Woman NBA

Lorela Cubaj do jetë pjesë e kampionatit të basketbollit Woman National Basketball Association (WNBA), duke u bërë kështu gruaja e parë shqiptare që luan në këtë kampionat.

Ylli i basketbollit të grave në Georgia Tech për sezonet e fundit, u zgjodh në Draftin e WNBA-së të hënën, duke u bërë lojtarja e parë e Georgia Tech-ut që zgjidhet që kur Tiauna Marshalli u zgjodh në raundin e dytë në 2014-tën.

Gjithashtu, Cubaj është lojtarja e nëntë e përzgjedhur në draftin e WNBA-së nga Georgia Tech. Ajo është një nga lojtaret që ka marrë më shumë trofe në historinë e Georgia Tech.

Cubaj u përzgjodh nga New York Liberty.

“Ajo lulëzoi duke rrëzuar tabelat në fundin e mbrojtjes, duke mbajtur mesataren e kërcimeve të dyta më të mira mbrojtëse për lojë në vend, me 9.1 sezonin e kaluar”, shkruan New York Liberty.