Aktualitet Lot e dhimbje në Selenicë, përcillen në banesën e fundit 8 viktimat

Lot e dhimbje në Selenicë, përcillen në banesën e fundit 8 viktimat

U përcollën për në banesën e fundit, 8 viktimat e ngjarjes makabre të Selenicës të premten.

Tetë pjesëtarët e familjes Zykaj, 4 meshkuj dhe 4 femra u varrosën në pronat e tyre, afër shtëpive të tyre, sipas amanetit që kishte lënë kryefamiljari Demir Zykaj.

Dhjetëra persona nga fshati Resulaj, Selenica dhe zonat e tjera përreth, si dhe përfaqësues të pushtetit lokal, morën pjesë në ceremoninë mortore mesditën e kësaj të shtune.

Demir dhe Ferije Zykaj dy kryefamiljarët e moshuar, dy djemtë e tyre Besimi dhe Azemi bashkë me bashkëshortet, si dhe vajza e djali i mitur të Besimit, u ekzekutuan nga kushëriri i tyre Ridvan Zykaj me kallashnikov, të premten pasdite duke shkaktuar një masakër të tmerrshme.