Politika LSI kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Berat

LSI kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Berat

Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën e radhës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në kërkesën e saj, LSI kërkon rinumërim dhe rivlerësim të votave në Berat dhe shpalljen e pavlefshëm të procesit të votimit në këtë qark dhe përsëritjen e tyre.

LSI e humbi mandatin e saj në qarkun e Beratit për një numër shumë të vogël votash.

Më herët, Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar që zgjedhjet të shpallen të pavlefshme dhe për qarkun e Gjirokastrës.

LSI pretendon se vendimi për të futur në karantinë të detyruar dyjavore të gjithë personat që hynin në Shqipëri, ka penguar të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. Për më tepër, LSI pretendon se karantinimi i detyruar është zbatuar ende pa u botuar në Fletoren Zyrtare vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve.