Kryesore Lu mesazh opozitës: Mbështesim protestat, jo bojkotin. Votoni vetingun

Lu mesazh opozitës: Mbështesim protestat, jo bojkotin. Votoni vetingun

Partia Demkratike duhet ti rithehet menjëherë jetës parlamentare dhe të votojë Komisionet e vettingut.

Ka qenë kjo kërkesa e artikuluar nga Ambasadori amerikan Donald lu gjatë një dreke pune me gazetarë të njohur në vend.

Ora News mëson se Lu ka deklaruar se mbështet protestat, por jo bojkotin e parlamentit.

Ambasadori amerikan është shprehur se bojkoti bllokon reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore.

Ai ka apeluar palët të dialogojnë për të gjetur një zgjidhje por pa penguar proçesin e vettingut.

“SHBA mbështet kërkesën për zgjedhje të lira për dekriminalizimin dhe për lirinë e shtypit por këto çështje të mos lidhen me zbatimin e reformës në drejtësi dhe proçesin e vettingut”,­ ka thënë më tej Lu.