Extra Luan “kalçeto” me kolegët ose klientët? Quhet sikur je në orar pune!

Luan “kalçeto” me kolegët ose klientët? Quhet sikur je në orar pune!

Të luash “kalçeto” me kolegët e punës ose me klientët nga tani quhet orar pune. Të paktën në Spanjë.

Kjo nuk është thjesht ëndrra e gjithë të punësuarve, por e vërteta e bazuar në vendimin e bujshëm që ka marrë Gjykata e Lartë spanjolle.

Gjithçka filloi me çështjen e hapur nga një fabrikë e duhanit në zonën e Galizies, që prej vitesh e kishte si tradicion të organizimin e një kampionati midis tyre dhe shitësve të duhanit të zonës.

Aq seriozisht merrej turneu saqë pjesëmarrja ishte saktësuar edhe në kontratën e punës. Sindikatat spanjolle e morën akoma më seriozisht, duke kërkuar nga gjykata që kohëzgjatja e ndeshjes të cilësohej si orar pune, dhe që të kalonin të paktën 12 orë nga rifillimi i turnit në vijim, ose që dëmtimet e rastit të quheshin si “dëmtime në punë”.

Pak besonin në një vendim pozitiv, por Gjykata e Lartë mori një vendim të papritur dhe tërësisht në linjën e kërkesave të sindikatave.

Një vendim i tillë mund të bëj jurisprudencë edhe në vendet e tjera të Bashkimit Evropian, dhe pse jo, edhe në ato shtete që ende po kërkojnë çeljen e negociatave…