Politika Luan Rama: Skandal! Ministria e Jashtme përdor shqiponjë të bardhë në flamurin...

Luan Rama: Skandal! Ministria e Jashtme përdor shqiponjë të bardhë në flamurin kombëtar

| Nga American Eye
Shpërndaje

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka denoncuar sërish sot përdorimin e shqiponjës me ngjyrë të bardhë, në simbolin kombëtar të përdorur nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

Ashtu siç bëri edhe të enjten në sallën e parlamentit, Rama përsëriti denoncimin e tij, duke e quajtur skandaloz dhe në shkelje të rëndë të kushtetutës, veprimin e institucionit të MEPJ.

Reagimi i plotë i deputetit Luan Rama:

Skandal: Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, përdor shqiponjë të bardhë në flamurin kombëtar!

E kam denoncuar edhe më parë, e denoncova sërish në Kuvendin e Shqipërisë para deputetëve dhe ministrave të qeverisë, por askush nuk reagoi!

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, përdor shqiponjë të bardhë në flamurin kombëtar!

Akt skandaloz, veprim i turpshëm dhe fyerje e rëndë ndaj simboleve kombëtare, shkelje flagrante e Kushtetutës dhe e ligjit!