Politika Luana e pyet a do bëhet kryeministër, Braçe habit me përgjigjen e...

Luana e pyet a do bëhet kryeministër, Braçe habit me përgjigjen e tij

Erion Braçe ishte i ftuar sonte në emisionin “Shiko kush LUAN”, në Top Channel, moderuar nga Luana Vjollca, e kjo e fundit e ka pyetur në një moment deputetin socialist “a do bëhesh ndonjëherë Kryeministër?”

“Jo” tha Braçe, i cili e argumentoi kështu përgjigjen e tij: “Se jam i shkurtër”.

Luana: Cila është gjëja që nuk duron te Edi Rama?

Braçe: Atletet. E dëgjova dje që po i jep edhe Presidentit të Francës.

Luana: Je i zhgënjyer nga Rama që s’të dha një post ministror?

Braçe: Fare. As i kam kërkuar gjë, as më ka ofruar gjë.