Politika Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, prioritet i ambasadores së re amerikane

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, prioritet i ambasadores së re amerikane

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, u takua sot me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

Gjatë takimit, Ambasadorja rikonfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit në përpjekjet e tyre për të luftuar kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Më herët Yuri Kim ndaloi në Prokurorinë e Përgjithshme ku zhvilloi një takim me kryeprokurorin Olsian Çela dhe kreun e KLP-së Gent Ibrahimi.

Në fokus të diskutimeve mes tyre ka qenë reforma në drejtësi, një investim ky i qeverisë amerikane, si dhe ecuria e organeve të reja të drejtësisë.

Nesër, ambasadorja amerikane ka një pritje me anëtarë të organeve të drejtësisë, por dhe gjithë aktorët, ekspertët dhe politikanët që morën pjesë në hartimin e reformës në drejtësi.

Zbatimi i kësaj reforme, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet i parë edhe i ambasadores së re amerikane.