Politika Lufta ndaj Covid-19/ SHBA ndihmon Shqipërinë me 700 mijë dollarë

Lufta ndaj Covid-19/ SHBA ndihmon Shqipërinë me 700 mijë dollarë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të investojnë 264 milionë dollarë ndihmë shëndetësore urgjente dhe humanitare për të ndihmuar vendet në nevojë në luftën me Covid 19.

Mes shteteve që do të përfitojnë është edhe Shqipëria. Vendit tonë do t’i ndahet një fond prej 700 mijë dollarësh, shumë e cila do të ndihmojë në përgatitjen e sistemeve laboratorike, aktivizimin e mbikëqyrjes për zbulimin e rasteve të prekura, etj.

Në listën e shteteve që do të përfitojnë janë edhe Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.