Bota Lufta në hije mes Iranit dhe Izraelit merr një kthesë të rrezikshme

Lufta në hije mes Iranit dhe Izraelit merr një kthesë të rrezikshme

Nga Frank Gardner, BBC

Lufta e gjatë dhe në hije midis dy armiqve më të paqëndrueshëm të Lindjes së Mesme, Iranit dhe Izraelit, duket se është tensionuar.

Irani ka fajësuar Izraelin për një shpërthim misterioz në fundjavë në impiantin e tij të uraniumit në Natanz. Izraeli ka mohuar përfshirjen e tij në sulm por raportet e mediave amerikane dhe izraelite që citojnë zyrtarë amerikanë thanë se sulmi është kryer nga agjencia e inteligjencës së Izraelit, Mossad.

Ky nuk është një incident që ndjek një model të përshpejtuar të veprimeve armiqësore, të ashpra nga të dy vendet ndërsa ata rrisin luftën e tyre të fshehtë për të shmangur një konflikt të gjithanshëm që do të ishte jashtëzakonisht shkatërrues për të dy kombet.

Pra, cilat janë rreziqet dhe si ka të ngjarë të përfundojë e gjithë kjo?

Kjo “luftë në hije” mund të ndahet në tre fronte.

Programi bërthamor i Iranit

Izraeli nuk i beson deklaratave të përsëritura të Iranit se programi i tij bërthamor është paqësor. Izraeli është i bindur se Irani po punon në fshehtësi drejt zhvillimit të një raketë me koke bërthamore.

Gjatë një vizitë të Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së Lloyd Austin, Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu tha: “Në Lindjen e Mesme nuk ka asnjë kërcënim më serioz, më të rrezikshëm, sesa regjimi i Iranit”.

Gjithashtu të hënën, Ambasadori i Izraelit në Londër, Tzipi Hotovely, tha për BBC: “Irani kurrë nuk ka ndaluar së punuari për të zhvilluar armë bërthamore dhe raketa.

Izraeli ka kohë që po kryen një sërë veprimesh të fshehta, të njëanshme duke u përpjekur të ngadalësojë programin bërthamor të Iranit. Këto përfshijnë futjen e një virusi kompjuterik të koduar Stuxnet, i zbuluar për herë të parë në vitin 2010.

Në fillim të këtij shekulli, një numër i shkencëtarëve bërthamorë iranianë vdiqën në rrethana misterioze dhe më pas në nëntor 2020 ndodhi vrasja e shkencëtarit Mohsen Fakhrizadeh pranë Teheranit.

Ai ishte jo vetëm ekspert kryesor teknik bërthamor i Iranit, por ai kishte një gradë të lartë në Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe Izraeli besonte se ai ishte personi që drejtonte operacionin e fshehtë “ushtarak” të programit bërthamor të Iranit.

Ky program tani është në një fazë potencialisht të rrezikshme. Në vitin 2015 Irani nënshkroi një pakt shumëkombësh bërthamor të quajtur Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA).

Por në vitin 2018 Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga pakti, duke sanksionuar Iranin.

Presidenti Joe Biden dëshiron që SHBA të rikthehet në marrëveshje, por vetëm nëse Irani zbaton kushtet e marrëveshjes gjithashtu.

Në përpjekje për të kapërcyer këtë ngërç, negociatorët nga disa vende janë takuar në Vjenë. Por Izraeli nuk beson se marrëveshja bërthamore do të rikthehet në formën e saj aktuale.

Michael Stephens, një analist i Lindjes së Mesme tha se veprimet e fundit izraelite janë një përpjekje e qëllimshme për të sabotuar negociatat bërthamore.

“Izraelitët po përpiqen në mënyrë të njëanshme të prishin programin bërthamor të Iranit, në një mënyrë e cila, megjithëse mbresëlënëse për sa i përket kapacitetit teknik, është një lojë e rrezikshme. Së pari, këto përpjekje izraelite mund të minojnë pozicionin negociues të SHBA-së ndërsa kërkon të rikthehet në marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Së dyti, iranianët mund të kërkojnë t’i kundërvihen interesave izraelite në të gjithë botën. Izraeli ka treguar se mund të shkatërrojë programin iranian, por me çfarë kostoje?”

Transporti detar

Kohët e fundit kanë ndodhur manovra të çuditshme në det. Në fillim të këtij viti një anije mallrash në pronësi të Izraelit, MV Helios, pati disa probleme ndërsa kalonte në Gjirin e Omanit.

Izraeli fajësoi menjëherë Iranin për incidentin e ndodhur, ky i fundit nga ana tjetër mohoi çdo përfshirje.

Në prill Saviz, një anije iraniane e ankoruar në Detin e Kuq pësoi dëmtime në pjesën e përparme që besohet të jetë shkaktuar nga gurët. Izraeli dhe Koalicioni i udhëhequr nga Sauditët në Jemen besojnë se Saviz ka shërbyer si një mjet logjistik për aleatët Houthi të Iranit në Jemen.

Anijet e shpejta dhe aeroplanët e sofistikuar të komunikimit janë parë në bord, por Irani thotë se anija është atje për qëllime paqësore, të ligjshme dhe fajëson Izraelin për sulmin.

Raportet e mediave amerikane thonë se gjatë 18 muajve të fundit forcat izraelite kanë shënjestruar të paktën 12 anije që drejtoheshin për në Siri, duke transportuar naftë dhe furnizime ushtarake iraniane.

Siria dhe Libani

Fakti që Siria ka qenë në luftë për 10 vitet e fundit, Libani ka tentuar të largojë vëmendjen nga veprimet ushtarake izraelite.

Lufta civile hapi rrugën për një fluks të madh “këshilltarësh” ushtarakë iranianë nga IRGC, që kanë punuar në bashkëpunim me aleatët libanezë të Iranit, Hezbollah, për të mbështetur regjimin e Presidentit Sirian Bashar al-Asad.

Izraeli ka qenë veçanërisht i alarmuar për shkak të furnizimit me raketa të Iranit dhe për faktin se ka kryer sulme të shumta ajrore kundër këtyre bazave të raketave dhe linjave të furnizimit në Siri.

Si përfundim

Irani dhe Izraeli e dinë se duhet të llogarisin me shumë kujdes veprimet e tyre në mënyrë që të mos shkaktojnë një luftë të gjithanshme.

Nga ana bërthamore është e qartë se inteligjenca izraelite ka qenë në gjendje të depërtojë në sigurinë iraniane në një shkallë mbresëlënëse. Në anën e transportit detar, Izraeli ndodhet në disavantazh gjeografik. Ka qasje të mirë në Detin e Kuq përmes portit të tij detar në Eilat por më tej Irani ka më tepër privilegje, falë vijës së gjatë bregdetare të Gjirit dhe përfaqësuesve të Houth në Jemen.

Në Siri dhe Liban ekziston gjithmonë mundësia që Irani të vendosë përfaqësuesit e tij për të filluar sulme raketore kundër Izraelit, por kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme. Izraeli e ka bërë të qartë se për çdo sulm do të kundërpërgjigjet dyfish.

John Raine, një ekspert mbi terrorizmin ndërkombëtar në Institutin Ndërkombëtar të Studimeve Strategjike (IISS) ka theksuar se aftësitë superiore të inteligjencës së Izraelit tregojnë se Irani duhet të kënaqet me përgjigje “të prera” përmes përfaqësuesve të tij.

“Partneri më i mirë i Iranit për të sulmuar Izraelin është Hezbollahu, por kjo do të ishte një lëvizje e rrezikshme e cila mund të përfshijë Hezbollahun në luftën që Irani dëshiron të shmangë. Izraelitët kanë treguar se kur vendosin të godasin, siç kanë bërë në Siri, ata godasin fort”.