Extra Lufta për jetë a vdekje mes dy “peshave të rënda”

Lufta për jetë a vdekje mes dy “peshave të rënda”

Një betejë me fund të përgjakshëm është zhvilluar në Parkun Kombëtar Luangwa në Zambia mes një luani dhe një bualli.

Luani, me një peshë rreth 200 kilogramë sulmoi i vetëm një buall me peshë rreth 860 kilogramë, një pre aspak e lehtë për të.

Fotografi Matt Armstrong-Ford filmoi betejën që zgjati rreth një orë dhe përfundoi me luanin e përgjakur, pasi u sulmua me brirë disa herë nga bualli.

Buajt meshkujt konsiderohen si një nga kafshët më të rrezikshme të Afrikës. Brirët e tyre krijojnë një mburojë aq të fortë që njihet si “shefi”.

Disa iu referohen këtyre buajve si “vdekja e zezë” ose “krijuesit e vejushave” sepse raportohet se ata vrasin 200 njerëz në vit.